MENU
klinika

Mbështetja e Gjermanisë

Bushati pret Mayer: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së

02.10.2018 - 19:16

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, është takuar me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Stephan Mayer, dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në fillim të takimit, Ministri Bushati i shprehu Sekretarit të Shtetit Stephan Mayer vlerësimin për mbështetjen e pakushtëzuar të Gjermanisë në procesin e integrimit. Ministri Bushati informoi mbi reformat në fushën e sundimit të së drejtës, duke nënvizuar se përmbushja e rekomandimeve është vullnet i qeverisë, jo vetëm në kuadër të integrimit, por mbi të gjitha për të ardhmen e vendit.

Sekretari gjerman i Shtetit theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropina, rrugë jo e lehtë, por e duhura, si dhe faktin që autoritetet gjermane njohin përpjekjet dhe sukseset e deritanishme të qeverisë shqiptare për të plotësuar angazhimet dhe detyrimet e ndërmarra. Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ligj zbatuese të të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, drogave narkotike, por edhe në parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Ministri Bushati dhe Sekretari gjerman i Shtetit Mayer ranë dakord që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave do të vijojë në mënyrë intensive ndërmjet dy vendeve tona në fushat me interes të përbashkët.