MENU
klinika

Cybble,

397 uebfaqe të hakuara, miliona llogari në rrezik

27.04.2020 - 16:49

Kompania për siguri kibernetike, Cybble, e cila e ka rritur monitorimin e uebit të errët në bazë ditore, thotë se janë duke hasur në një numër të madh të hakimeve, të cilat nuk po raportohen dhe për të cilat nuk janë te vetëdijshëm as vetë administratorët e këtyre faqeve.

Programi i Cyble për monitorimin e uebit të errët ka gjetur 397 hakime të të dhënave të uebfaqeve të kompanive të ndryshme. Përdoruesit mund të kontrollojnë nëse janë hakuar më anë të domainit amibreached.com, në mënyrë që të dhënat e tyre të mos shiten dhe ekspozohen.

Në mesin e shumë faqeve të kompanive të hakuara është edhe ai i Cambridge nga Australia. Cyble ka shfaqur një listë të gjatë të faqeve të ndryshme, të cilat janë në rrezik, raporton “Medium”, transmeton KOHA.

Kjo kompani thotë se në rastin e hakimit të “Kuying Medical Data”, shumë agjenci të inteligjencës e mohuan dhe e quajtën të rrejshëm, ku ishin shpërfillur shumë informata që tregonin se në fakt po shkelej siguria kibernetike e këtij institucioni shëndetësor.

Cyble thotë se nuk do të publikonte asnjëherë informata të një shkeljeje të tillë, pa pasur dëshmi të forta, duke shtuar se kanë informata ekskluzive dhe të vërteta të cilat kanë vendosur t’i bëjnë publike për shkak rrezikut të hakimit të spitaleve dhe institucioneve tjera shëndetësore. Për të dëshmuar këtë ata kanë publikuar vetëm një “screenshot”, për të mbështetur këtë informatë. Thonë se kanë qasje në informata shumë më të ndjeshme, të cilat nuk i publikojnë për publikun.

Cyble Inc. thotë se misioni i tyre është të kujdeset për rreziqet dhe kërcënimet kibernetike. Më anë të programeve të tyre dhe analizave dhe duke pasur burime në kanale të hapura apo të mbyllura si OSINT,
“dark web”-i dhe “deep web”-i mundësojnë që kompanitë të reagojnë në mënyre efektive ndaj këtyre sulmeve.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”