27.04.2020 - 17:06
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot edhe në Elbasan, ku është gjetur i pajetë një biznesmen.
Burime zyrtare të policisë bënë me dije se është gjetur i vetëvarur në banesë pronari i një exchange në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit të Elbasanit. Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit.
Biznesmeni i njohur me emrin Tan Sanço është gjetur i pajetë nga familjarit. Ai dyshohet se ishte vetëmbytur me kabullin e antenës së televizorit të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e banjos.