Apple do të shtyjë prodhimin e iPhone që do të debutojnë këtë vit me një muaj ndërsa pandemia e koronavirusit ka ndikuar në dobësimin e kërkesës globale dhe shpërqendruar zinxhirin furnizues në Azi sipas Wall Street Journal.
Por raporti thotë se Apple nuk është tërhequr nga lançimi i katër iPhone të rinj këtë vit. Modelet e reja vinë me konektivitet 5G që premton shpejtësi të lartë interneti dhe vonesa të ulëta transmetimi.
Raporti i WSJ vijon më tutje duke thënë se kompania ka reduktuar me 20% prodhimin e iPhone. Kompania tradicionalisht prezanton iPhone e rinj në Shtator ndërsa pak ditë më parë solli modelin buxhetor iPhone SE duke tërhequr nga tregu iPhone 8.
iPhone SE është një klon i iPhone 8 por me çipet e iPhone 11 dhe 11 Pro. Apple është përballur me vonesa të ngjashme në të kaluarën. iPhone X u prezantua në Shtator të 2017-ës po nuk doli në shitje deri në Nëntor për shkak të problemeve me prodhimin.
iPhone XR debutoi në Shtator 2018 por në shitje vetëm në Tetor për shkak të problemeve me ekranin LCD