MENU
klinika

Dje sapo kishin rihapur biznesin, 40 të shoqëruar

“Një ekzekutim i tillë nuk ishte parë prej shumë kohësh”

28.04.2020 - 08:22

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia ditën e djeshme që tronditi jo vetëm Durrësin.

Mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar. Policia e Durrësit po heton intensivisht vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia me origjinë nga Puka por me banim në Durrës.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, nga ku është zbuluar makina e vëllezërve Haxhia është qëlluar nga dy persona ku janë derdhur dhjetëra plumba kallashnikovi. Makina është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme.

Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”. Janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Vëllezërit Haxhia kanë një pikë Exchange dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Dje ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit.

Vrasja ndodhi dje rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar, ku vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf”. Ata janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre, ndërsa forca të shumta policore, RENEA dhe FNSH po kryejnë kontrolle të imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin