MENU
klinika

Prokuroria e Shkodrës i përgjigjet thirrjes

COVID-19/ 35 prokurorë dhe OPGJ dhurojnë një pjesë të pagës

28.04.2020 - 14:26

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur që një pjesë të pagës së tyre ta dhurojë për përballimin e situatës që po kalon edhe Shqipëria nga koronavirusi.

Janë rreth 35 persona mes të cilëve prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër por edhe oficerët e policisë gjyqësore pranë prokurorisë të cilët kanë vendosur që një pjesë të pagës mujore ta dhurojnë për mirëmenaxhimin e kësaj situate.

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë të gjitha institucioneve që kush ka dëshirë dhe mundësinë të kontribuojnë në këtë situatë. Prokuroria e Shkodrës i është bashkuar kësaj thirrje duke vendosur që shumën e parave të dhuara nga pagat e tyre ta derdhin në llogaritë e institucioneve të qeverisë shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori shqiptar vetëofrohet si vullnetar

“Kam 16 ditë i mbyllur! Nuk jam as infermier, as mjek!”