MENU
klinika

Flet Igli Tare

“Nuk mendoj dot pagën kur shoh kaq viktima”

30.03.2020 - 16:55

I prekur nga situata që po kalon Italia në veçanti (mbi 10 mijë viktima nga Covid-19), Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, ka lëshuar një apel për të gjithë, duke sakrifikuar ai i pari për t’i ardhur në ndihmë klubit, po pse jo, edhe mjekësisë. Më konkretisht ai ka folur për pagat e sportistëve…

“Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe do të shkurtojmë rrogat ose do t’i presim fare. Duket sikur jetojmë një film horror.

Në fillim gjithçka u mor pak lehtë. Tani nuk flasim për vetëm një situatë, por një luftë. Nëse sheh kamiona ushtarakë me arkivole e kufoma brenda tyre, atëherë mbetesh i shokuar, pa fjalë. Nuk mendoj për pagën në këto kushte. Dhe numri i të vdekurve çdo ditë është i tmerrshëm! Kjo është një katastrofë dhe shkatërrim për gjithë vendin”, pohoi Igli Tare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kështu do të bënte Davide”

Familja Astori, fonde dhe fushatë kundër Covid-19