MENU
klinika

Vlerësimi i KE

Tre sfida kyçe për Shqipërinë!

29.04.2020 - 06:07

Komisioni Europian në dokumentin e punës për vlerësimin e reformave ekonomike në vendin tonë, nënvizon edhe tre sfida kyçe për Shqipërinë, sipas Scan.

Sfida numër një i referohet përmirësimit të aftësive të popullsisë për të përmbushur edhe nevojat e tregut të punës. Ky është një problem i kahershëm i ekonomisë shqiptare për të cilin kanë folur vazhdimisht organizatat e huaja por edhe vetë qeveria shqiptare. Komisioni Europian vë theksin pikërisht te fakti se Shqipëria ka ndër nivelet më të ulta në Europë të arsimimit të popullsisë, ndërkohë që thekson edhe se, shqetësues mbetet fakti se jo dosmodoshmërisht edukimi i lartë sjell rezultat në normat e punësimit.

Edhe sfida numër dy është një problem i vjetër, dhe i referohet diversifikimit të burimeve energjetike, çka do të rriste eficencën, si dhe do të përmirësonte qëndrueshmërinë financiare të kompanive publike të energjisë.

Sfida numër tre ndërkohë duket të jetë ajo më e rendësishmja por edhe më gjithëpërfshirësja, pasi i referohet përmirësimit të klimës së biznesit dhe asaj të investimeve. Klima e biznesit në vend vijon të vuajë nga dobësia strukturore dhe progresi i dobët i reformave, thuhet në raport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës