Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prezantuar projektin e lagjes së re të rindërtimit në Fushë- Krujë aty ku do akomodohen 221 familje në apartamente pallati, banesa individuale apo kolektive.
Margariti thotë se kjo njësi e re është 1 km larg nga qendra e qytetit, me një sipërfaqe 10 hektarëshe mbi një pronë shtetërore.
Banesat kolektive nuk do të jenë më shumë se 5 kate teksa katet e para do jenë për parking apo njësi tregtare. Më tej ajo thotë se kjo njësi banimi do të ketë kopësht, çerdhe, qendër shëndetësore si dhe komunitare.
”Ka një sipërfaqe 10 hektarëshe dhe është 1 km nga qendra e qytetit. Krijon një model të ri zhvillimi. Ndodhet në kryqëzimin e rrugëve. Ishte në pronësi shtetërore. Nevojë për strehim janë 221 familje. Për banesa kolektive janë 93 familje. 19 familjeve të tjera do u ndërtohen
Kopësht, çeerdhe, qendër komunitare dhe shëndetësore. është menduar nga arkitektët që të jetë e ndarë në dy hapësira. Jo për banesat individuale që kanë nevojë për hapësirë më të madhe, dhe banesat kolektive.
Numrat që përfshijnë duke pasur parasysh koefiçientët dhe hapësiërat janë 128 njësi banimi individuale. Janë menduar dy boshte komunikim. Do jenë hapësira publike, përveç qendra komunitarë, shëndetësore apo arsimore por mund të jenë dhe merkato. Këto janë dy boshtet që do të zhvillojnë zonën, jo vetëm si strehm por dhe zhvillim.
Janë 10 hektarë, i është dhënë rëndësi 3270 m2 hapësira publike. Do të ketë dhe hapësira sportive, parkime nëntokësore. Në banesat kolektive kati përdhe jep mundësi dhe për parkim.
Apartamentet i kemi ndarë në njësi të mirëidentifikuara, 22 1+1. 25 2+1. Banesat kolektive jo më të larta se 5 kate. Kjo dhe për kosto ekonomike. Në katet përdhes do ketë shërbime tregtare por edhe pavarësinë e parkimit për të mos pasur parkimin e nëndheshëm.”- tha Margariti.