‘’Consumer Reports’’ ka vlerësuar politikat e privatësisë dhe kanë ardhur në konkludim që këto shërbime mund të mbledhin më shumë të dhëna se sa konsumatorët mendojnë.
Kur familja e Pat Biswangerit, ishte duke planifikuar të mblidhen së bashku për Pashkë, me anë të një video-konference, për shkak të pandemisë së koronavirusit, motra e saj insistoi që të përdorin ‘’Microsoft Teams’’ në vend të aplikacionit ‘’Zoom’’, për arsye të politikave të reja të privatësisë dhe të metat në siguri.
‘’Motra ime është e mençur sa i përket këtyre gjërave dhe nuk e kisha problem që ta dëgjoja’’, ka thënë Biswanger, mirëpo ajo mendonte se a ka gjasë që të gjitha shërbimet e video-konferencave të jenë në një nivel të ulët, sa i përket privatësisë. Gjatë video-konferencës tjetër me nipat dhe mbesat e saj javën e tjetër, motra ime e cila është avokate në Filadelfia, e përdori aplikacionin e Zoomit, për arsye se e ka më të lehtë për të punuar me të. Sidoqoftë, ajo ende nuk ishte e bindur se cila platformë është më e sigurt.
Te ‘’Consumer Reports’’ e kemi parashtruar pyetjen e njëjtë si Biswanger: A ka dallime në mirëmbajtjen e privatësisë, në platformat e ndryshme të video-konferencave?
Kjo është një çështje shumë me rëndësi për momentin, duke e marrë parasysh që shumë konsumatorë janë duke i përdorur këto platforma në këtë kohë, për takime të punës, për mësim dhe për mbajtjen e kontaktit me familje.
Ne kemi shikuar aplikacionin Zoom, i cili tani është duke i përforcuar politikat e privatësisë dhe problemet e sigurisë. Pas asaj, ne vendosëm t’i vlerësojmë politikat e policisë të platformave të tjera të njohura dhe të mëdha.
Këto aplikacione janë Webex nga Cisco, Skype dhe Teams nga Microsoft dhe Meet, Duo dhe Hangouts nga Google. Vetëm një politikë e policisë, mirëmban tri shërbimet e Google, ndërsa Teams dhe Skype ndajnë të njëjtën politikë të privatësisë me Microsoftin.
‘’Përderisa ka dallime sa i përket politikave të policisë të platformave të ndryshme, dallimet nuk janë shumë të mëdha dhe asnjëri opsion nuk është mjaftueshëm i mirë’’, ka thënë Bill Fitzgerald, një studiues i privatësisë në ‘’Consumer Reports’ Digital Lab’’ i cili ka analizuar dokumentet përkatëse.
Sipas politikave të privatësisë, këto tri kompani mund të mbledhin të dhënat e tua, përderisa ti je në një video-konferencë, ta bashkojnë me informacionin nga agjentët e shitjes së dhënave, dhe burimeve të tjera, të dhëna këto që ndihmojnë në ndërtimin e profileve të konsumatorëve dhe mund të shikojnë edhe video-konferencat, në mënyrë që të trajnojnë sistemet e njohjes së fytyrave.
Të gjitha kompanitë iu kanë përgjigjur pyetjeve nga ‘’Consumer Reports’’ duke thënë se ata e vlerësojnë privatësinë e konsumatorëve. Ndërsa Cisco ka thënë se ‘’privatësia është e drejtë bazike njerëzore dhe ne kurrë nuk i shesim të dhënat e konsumatorëve’’.
Si të qëndrojmë më të sigurt gjatë video-konferencave
Kur ju i bashkoheni një video-konference, ekzistojnë disa rreziqe sa i përket privatësisë dhe sigurisë tuaj. Një rrezik potencial në Zoom është mundësia e ndërprerjes së takimit, nga ndonjë person tjetër. Ka shumë këshilla se si të mbroni sigurinë tuaj, kur jeni në platformën Zoom, mirëpo e njëjta gjë mund të ndodh edhe në platformat e tjera.
Sa i përket privatësisë, informacionet sa i përket takimeve, mund të mblidhet nga kompanitë që e kanë ndërtuar platformën, nga udhëheqësi i takimit por edhe nga personat e tjerë në takim. Ai informacion pastaj mund të ndahet me biznese apo me publik.
Këtu janë të listuara katër strategji nga ekspertët e privatësisë dhe sigurisë nga ‘’Consumer Report’’, për të mbajtur të sigurt informacionin personal, gjatë video-konferencave.
1. Zgjidh një platformë
Në fillim, shikoni se a mundeni të përdorni këto shërbime vetëm si ‘’mysafir’’ në këto platforma, në këtë mënyrë ju ndani shumë pak informacion me kompanitë dhe personat e tjerë. Ju gjithashtu mund t’i mësoni politikat e privatësisë dhe sigurinë që shërbimet e tyre i ofrojnë, dhe t’i përdorni këto në mënyrë më efektive për ju.
2. Përdorni siguri të privatësisë
Kjo këshillë i përket pothuajse çdo veprimi që e bëni online. Është mirë që kur vendosni të krijoni një llogari për video-konferenca, përdorni një e-mail që nuk e përdorni për asgjë tjetër, të paktën jo për informacione të ndjeshme si për bankë, shëndet apo rrjete sociale. Gjithashtu, preferohet të përdorni një ‘’password manager’’, fjalëkalim të menaxherit, dhe kjo mund t’ju ndihmoj që t’i mbani takimet në Zoom të sigurta, dhe pa anëtarë të pa dëshiruar.
3. Pretendoni se jeni duke u regjistruar
Çfarëdo që thuani apo bëni në një takim mund të regjistrohet. Ajo mund të regjistrohet nga udhëheqësi i takimit, administratori apo edhe nga një telefon i mençur. Ndërsa një ndër zgjidhjet për këtë është të përdorni një prapaskenë jo shumë të qartë, në qoftë se nuk dëshironi që kolegët tuaj t’i shohin librat në raftet e juaja, apo lodrat e fëmijëve. Videot mund të ‘’rrjedhin’’ në publik, apo të ndahen me rreth më të madh të shokëve, klientëve, apo kolegëve.
4. Bëni një telefonatë të thjeshtë
Në shumë takime nuk janë të nevojshme video-regjistrimet. Kur nuk nevojitet video, atëherë ju mund t’i përfundoni takimet vetëm duke folur në telefon, pa nevojën e kamerës.
Çka duhet të bëjnë platformat?
1. Duhet të minimizojnë mbledhjen e të dhënave.
Gjatë një video-konference, kompanitë duhet të ruajnë vetëm informacioni që ju duhet, për ofrimin e atij shërbimi i cili kërkohet. Pastaj, ata duhet të vendosin një limit, se si këto të dhëna ndahen me partitë e treta.
2. Të zvogëlojnë mënyrën se si të dhënat përdoren për ‘’përmirësimin e produktit’’
Kompanitë e video-konferencave duhet të përdorin të dhënat e konsumatorëve vetëm kur dëshirojnë të zhvillojnë apo përmirësojnë veçori të produktit, të cilat janë të lidhura me shërbimin që po i ofrohet konsumatorit. Video-regjistrimet dhe incizimi i zërit nuk duhet të përdoret nga njerëzit e ndryshëm, për zhvillim të mëtutjeshëm të produkteve.
3. T’i keni gjithmonë të aktivizuara veçoritë e sigurisë
Qëllimi i kompanive është që t’i ndihmojnë udhëheqësit e takimeve dhe administratorët të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e konsumatorëve.