MENU
klinika

Vedat Muriqi rrëfen Luftën e Kosovës

“50 veta në shtëpi, jetuam me 2 litra qumësht në ditë”

01.05.2020 - 19:41

Nga Besa e Kavajës, sot luan në një ekipet më prestigjoze të Turqisë dhe Europës. Është fjala për Vedat Muriqin. Sulmuesi i spikatur i Kosovës ka rrëfyer përjetimet tronditëse nga koha e Luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Në një rrëfim per “Mondo Napoli”, 26-vjeçari tregon se si jetonte gjatë kohës së luftës kundër Serbisë.

Sipas tij, qëndronin 50-55 veta në shtëpi dhe konsumonin 2 litra qumësht në ditë, bukë dhe qepë. Ai shton se trupat serbe u morën sendet me vlerë dhe i kërcënuan se nëse nuk do të largoheshin brenda 2 orëve, shtëpia e tyrë do të bombardohej.

“Ishte vërtet shumë e vështirë. Qëndronim 50-55 veta në një shtëpi dhe flinim mbi shishe në qilar për dy ditë. Konsumonim të gjithë së bashku 2 litra qumësht në ditë. Ishim fëmijë dhe kur kërkonim të ushqeheshim, nënat tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të dhënë.

Hanim bukë me qepë në mëngjes, drekë dhe darkë. Ushtarët serbë na morën paratë dhe sendet me vlerë dhe na kërcënuan se do të na bombardonin shtëpinë nëse nuk largoheshim për 2 orë. Allahu na ka mbrojtur”, – u shpreh ndër të tjera Muriqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri Inzaghi e kërkon në janar

Igli Tare mund të marrë edhe një tjetër shqiptar