Dikur ishte një ndër pronat që zotëronte Pablo Escobar. Shtëpia, tashmë është shndërruar në pikë turistike si në përralla. Casa Malca, ndërtesa që ndodhet në Tulum, Meksikë, ishte pronë e Escobar-it deri në 1993, kur u braktis pas rënies së perandorisë së tij të drogës.
E përdorur prej tij si shtëpi pushimi, çdo dritare dhe ballkon ka një pamje të magjishme, qoftë nga deti apo nga liqeni që ndodhet aty pranë.
Ajo qëndroi një dekadë, e braktisur. Ishte Lio Malca, koleksionues arti, i cili, pa vlerën e vërtetë të pronës magjike dhe e shndërroi atë në hotel.
Prona u rikonstrukturua dhe u mbush me vepra arti, të epokave të ndryshme. Pikturat, skulpturat, mobiliet e veçanta dhe historia që ajo mbart, e shndërruan ‘Casa Malca’ në një histori suksesi.