Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se Kim Jong Un bëri daljen e parë pas tre javëve spekulime globale mbi shëndetin e tij.
Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane, Kim mori pjesë në një përurim të një fabrike të plehrave në Ditën e Punëtorëve, 1 Majin.
Media shtetërore publikoi edhe një foto të diktatorit gjatë ceremonisë së përurimit. Fotografia tregon se ai është duke prerë një shirit të kuq, me motrën e tij Kim Yo-jong pas tij. Por vërtetësia e fotos është e dyshimtë për faktin se kur është bërë.
“Fabrika do të përfaqësojë një zhvillim historik në industrinë e plehrave të vendit tonë, do të jetë një revolucion i lavdishëm dhe një shfaqje e shkëlqyeshme e potencialit të madh ekonomik të kombit tonë“tha Kim, sipas medias shtetërore.
Mungesa e gjatë e daljes në media dhe disa informacione ngritën spekulimet nga mediat aziatike se diktatori i Koresë së Veriut zhvilloi një operacion në zemër që shkoi keq, ndërsa dyshimet u shtuan më shumë kur Kina dërgoi një grup mjekësh në Korenë e Veriut.