02.05.2020 - 10:16
Ministria e Shëndetësisë përmes Eugena Tominit ka bërë të ditur rastet e reja me COVID-19 për 24 orët e fundit. Sipas saj në 24 orët e fundit janë testuar 171 persona, mes të cilëve vetëm shtatë kanë rezultuar pozitiv.
Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 789.
Sakaq raportohet se në spitalin infektiv 1 dhe 2 janë të shtruar gjithsej 31 pacientë, mes të cilëve shtatë në terapi intensive. Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.
Rastet e reja, 7, janë në tre rrethe të vendit. Pesë prej tyre janë në Tiranë, një në Krujë, ndërsa një në Kukës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Rrezik për mjekët dhe pacientët”
Basha akuza për maskat e skaduara, Rama i përgjigjet shkurt
Si bëhen testet?
COVID-19/ Arsyet pse testimi mund të frenojë përhapjen e tij
MSH konfirmon: Shkon në 584 numri i të infektuarve