MENU
klinika

Protestat e 1 Majit

Dhjetëra të arrestuar gjatë tubimeve në Stamboll dhe Ankara

02.05.2020 - 11:37

Të paktën 42 persona u arrestuan sot në Stamboll dhe Ankara në përpjekjen për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit në mes masave parandaluese të koronavirusit të ri (COVID-19).Midis të arrestuarve ishte dhe Arzu Cerkezoglu, kreu i Konfederatës së Sindikatave Progresive (DISK).

Rreth 15 persona u arrestuan kur një grup u mblodh para Zyrës qendrore të DISK-së në qarkun Beshiktash të Stambollit dhe u përpoq të marshonte drejt sheshit ”Taksim”, megjithë paralajmërimet e policisë.Gjithashtu, 11 persona u arrestuan në qarkun Kadikoy të Stambollit në anën anatoliane në përpjekje për të mbajtur tubim.

Të paktën 12 persona të tjerë u arrestuan në qarkun Sisli të Stambollit ndërsa tentonin të marshonin drejt sheshit ”Taksim”.Departamenti i Policisë së Stambollit deklaroi se gjithsej 44 756 personel janë në detyrë si pjesë e masave për të parandaluar tubimet në mes të orës policore.Shtatë persona u arrestuan në kryeqytetin Ankara.

Turqia ka vendosur një shtetrrethim triditor në 31 provinca, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë duke filluar të enjten pas mesnate për të penguar përhapjen e COVID-19, i cili ka marrë 3 174 jetë në vend.Festimet e para zyrtare të Ditës së 1 Majit në Turqi u mbajtën në vitin 1923.

Në vitin 1977, gjatë protestave me rastin e kësaj dite në sheshin ”Taksim” të Stambollit humbën jetën 34 persona dhe u plagosën 136 të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Andrew Brunson, "molla e sherrit"

Prifti që shkaktoi përplasjen SHBA-Turqi

Skenarët e vitit të ardhshëm politik...

Peshqit e mëdhenj, aksioni i opozitës dhe zhgënjimi i saj

"Të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje"

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

Rrëfimi i kampionit të botës

Elis Guri: Nuk bëhet sport me bukë e djathë