MENU
klinika

Kthesë në hetimet e vrasjes së Durrësit

Vëllezërit Haxhia të lidhur me grabitjen e Rinasit, strehuan një autor

04.05.2020 - 08:50

Hetime për vrasjen e 27 prillit në Durrës kanë marrën një kthesë të madhe për shkak se implikojnë vëllezërit Haxhia në grabitjen e Rinasit. Besmir dhe Viktor Haxhia siç mësohet kanë strehuar një nga autorët e grabitjes së Rinasit më 9 prill të 2019, ku u vodhën 4.6 milionë euro të cilat do të shkonin nga Tirana në Vjenë.

Mësohet se vëllezërit Haxhia kanë pasur dijeni për paratë e grabitura nga Admir Murataj që nuk arriti të dalë gjallë nga ajo ditë apo Çalat e Elbasanit. Besmir Haxhia një prej vellezërve të ekzekutuar me breshëri automatiku në 26 prrill në Durrës rezulton person me precedentë penalë dhe i dënuar jashtë vendit ku edhe ka mbajtur identitete të tjera. Referuar burimeve nga policia, konfirmohet se për Besmir Haxhinë, i cili njihet edhe me pseudonimin Miri i Kolës janë celur procedime që në vitin 2015.

Ka pasur dyshime se ai merrej me trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, jo vetëm në Durrës por edhe në Kosovë. Po ashtu ai eshte proceduar penalisht 2 herë për dhunë në familje, pasi është kallëzuar nga bashkëjetueset e tij. Në vitin 2017 ai rezulton të ketë qenë në Francë ku po ashtu u ka kryer një vepër penale. Ai është arrestuar në Francë për vjedhje dhe pasi ka kryer dënimin prej 3 muajsh është deportuar në vendin tonë.

Ka dyshime se Besmir Haxhia ka qenë edhe në Greqi ku ka përdorur identitetin Pëllumb Rusi. Atje ai është dënuar me 9 vite burg për veprën penale të plagosjes. Grupi hetimor i ngritur nga policia për të hetuar ketë vrasje është në pritje të të dhënave nga autoritetet greke për dosjen që Besmir Haxhia alias Pëllumb Rusi ka pasur në Greqi, si edhe kontaktet që ka pasur në vendin ku ka kryer dënimin.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin