MENU
klinika

Ankohen për çmimin e naftës

“Jemi pa punë…”, peshkatarët sarandiotë në protestë

04.05.2020 - 11:30

E hëna në qytetin bregdetar të Sarandës nisi me protestën e peshkatarëve organizuar tek peshkimi. Edhe peshkatarët e Sarandës si ata të Durrësit dhe Shëngjinit ankohen se nuk ka naftë dhe se në shumë raste ajo tregtohet me çmime të shtrenjta. Peshkatarët deklarojnë se kompanitë e furnizimit kanë shkelur kontratën e mbështetur në ligj për furnizim me karburant pa akcizë.

Sipas peshkatarëve “Furnizimi me karburant është problem i trashëguar ndër vite. Ka egzistuar një kontratë e mbështetur në ligj, sipas të cilës anijet e peshkimit duhet të furnizohen me karburant pa akcizë. Kjo u respektua për njëfarë kohe dhe tani nuk respektohet më.

Tani shprehen peshkatarët karburantin e kemi blerë me çmim tjetër, ndërkohë që kudo çmimi i karburantit është duke rënë për shkak të situatës së pandemisë. Peshkatarët i kërkojnë qeverisë të mundin ata ta tregtojnë peshkun jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë