MENU
klinika

Presidenti i FSHF-së për TMW

“Dalin pa maska në rrugë, futbolli më pak i rrezikshmi”

04.05.2020 - 20:26

Pavarësisht protokolleve dhe kërkesës zyrtare për të rifilluar futbollin, Qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë dritën jeshile. E njëjta gjë pak a shumë edhe në Itali, apo në Spanjë, ndërsa duket duket se Gjermania duket se do të rikthehet e para.

Edhe sot FSHF ka dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe pritet përgjigje. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, insiston që futbolli duhet të kthehet të luhet jo vetëm në Shqipëri, por kudo në të gjtihë Europën.

Në një prononcim për “Tutomercatoweb” (TMË), numri 1 i FSHF-së insistoi që ishte e pakuptimtë që të evitohej kthimi në stërvitje apo në fushë në mënyrë të kontrolluar kur tanimë njerëzit në të gjithë Europën dilnin rrugëve edhe pa masa mbrojtëse.

“Në Shqipëri virusi nuk ishte aq i rëndë, kishte pak raste dhe më pak të vdekur në krahasim me vendet e tjera, rreth 30 persona. Jemi të mbyllur që nga 13 marsi, tani po mendojmë të rifillojmë me futbollin, i kemi bërë një propozim nga federata për stërvitje ku të jenë maksimumi 5 persona për skuadër, duke rifilluar kampionatin në fund të majit, tani presim një përgjigje nga ana e qeverisë.

UEFA? Deri tani duket sikur duan që të rifillohet në gusht me Ligën e Europës dhe Ligën e Kampioneve, edhe pse ka federata që kanë mbyllur aktivitetin dhe janë të tjera që po diskutojnë apo kanë vendosur të rifillojnë. Shpresoj që të rikthehemi të luajmë, në mënyrë që të mbyllet sezoni dhe të rifillojë edhe ai pasardhës, përndryshe do të ishte një dëm i madh për futbollin.

Brenda 25 majit duhet të mbërrijë komunikimi mbi vendimin përfundimtar, nëse duhet rifilluar apo jo. Unë nuk do ta kuptoja nëse nuk do të rifillohej. Kam parë që në Madrid kishte shumë njerëz në rrugë pa maska. Kjo është më e rrezikshme se të stërvitesh në mënyrë të organizuar atletët në qendrat sportive.

Nuk më duken vendime të drejta nga ana e qeverive. Nëse do të fillojnë turnetë e vendeve të mëdha, edhe të vegjlit do i ndjekin. Franca u ndal? Po, Franca është një vend i madh dhe ka skuadra edhe në kupat europiane. Por shoh se Italia, Spanja e Gjermania po mendojnë të luajnë”, – tha ndër të tjera Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN