Polemika në distancë mes këngëtarëve Labinot Tahiri dhe Leonora Jakupi është zhvendosur në studion e emisiont “Debat Plus”.
Ndërsa Labinot Tahiri po fliste për kërkesat e tij ndaj shtetit që lidhen me dasmat dhe pandeminë ka telefonuar Leonora Jakupi. Ajo ka thënë se është keqkuptuar nga Labi pasi nuk është kundër kërkesave të këngëtarëve por nuk është dakord me thirrjen për protestë.
“Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e coronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat”, ka deklaruar Leonora Jakupi.
Leonora thotë se është ndjerë e ofenduar nga disa deklarime të Labit.
“Nuk është e thënë që të gjithë njerëzit që ndihmojnë t’i bëjnë publike ndihmat e tyre”, ka deklaruar më tej Leonora Jakupi.
“Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzua aq shpejt”, ka vijuar Leonora Jakupi.
Labi është përgjigjur duke i thënë Leonorës: “Nuk është punë e juaja Leonorë se si shpenzojmë kaparin”.
“Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitoj bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëj jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka thënë Labi në përgjigje të Leonorës.