Facebook ka lançuar një chatbot të ri për të cilin pretendon se është i aftë të demonstrojë ndjeshmëri, dituri dhe personalitet.
Blender eshtë trajnuar duke përdorur 1.5 miliardë shembuj bisedash mes njerëzve. Gjiganti i medias sociale tha se 49% e njerëzve preferonin të bisedonin me një chabot në vend të një njeriu.
Për trajnimin e tij janë përdorur postime publike nga Reddit por ekspertët thonë se trajnimi i inteligjencës artificiale duke përdorur platformën e Reddit ka problemet e veta.
Gjatë bisedave të gjata Blender nganjëherë përgjigje me gjuhë fyese. Hulumtuesit shpresojnë që modelet e ardhshme që do të përpilohen kanë për të ndihmuar në adresimin e këtyre problemeve.
Blender është një hap i madh përpara po ka dy probleme fundamentale. I pari është aftësia e tij për të ndjekur biseda të gjata dhe e dyta janë të dhënat e përdorur për trajnimin e modelit.
Facebook krahasoi performancën e chabotit Blender me atë të Google Meena. Rrjeti social u ka treguar njerëzve dy shembuj bisedash një realizuar nga Blender dhe një nga Meena. Facebook tha e 67% e njerëzve kanë thënë se Blender ngjan më tepër me një njeri sesa Meena.
Krijimi i një agjenti inteligjent i cili mund të bisedojë sikur të ishte njeri është një prej sfidave më të mëdha të inteligjencës artificiale për kohën që po jetojmë.