Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e 29-vjeçarit, Arjon Halilaj, i dyshuar për pjesëmarrjen në atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi si dhe u vra shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Halilaj ishte inspektor pyjesh në qytetin e Durrësit dhe kishte kohë që ishte në përgjim pasi ishte vërejtur në shoqërinë e Redjan Rrajas gjatë verifikimit të pamjeve filmike të atentatit ndaj prokurorit Ndoja.
Nga tabulatet telefonike është zbardhur komunikimi që 29-vjeçari ka pasur me Rrajan.
Hetimet janë kryer nga SPAK, ndërkohë që Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.
Arjol Halilaj nga Skrapari, dyshohet se është bashkëpunëtor kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ai ka ndihmuar të largojë autorët nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, për këtë krim është arrestuar edhe shtetasi Redjan Rraja 34 vjeç si i dyshuar për ngjarjen.