Të cilësuar edhe si superushqime ato ndihmojnë në forcimin e metabolizmit, parandalojnë disa sëmundje, si të zemrës, kancerit dhe infarktin.
Më poshtë po ju rendisim katër ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut:
Boronicat
Parandalojnë infeksionet në rrugët urinare, forcojnë metabolizmin dhe ulin rrezikun ndaj llojeve të ndryshme të kancerit.
Farat e kungullit
Përmbajnë proteina në nivele të larta, magnez, fibra dhe fosfor. Përmirësojnë gjumin, rritjen e qelizave dhe shëndetin e syve dhe të lëkurës.
Qershitë
Përmbajnë antioksidantë që përmirësojnë gjumin, ulin inflamacionin dhe përshpejtojnë procesin e rigjenerimit nga dëmtime të ndryshme.
Avokadoja
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe mban nën kontroll kolesterolin.