Në një studim të fundit me titull “Klima ndikon në modelet globale të dinamikës së epidemive të hershme të Covid-19” i kryer nga një grup ekspertësh në Departamentin e Shkencave të Mjedisit dhe Politikave të Universitetit Shtetëror të Milano-s , thuhet se vera do ta shtrëngojë armikun e padukshëm të shndërrohet njëherë e përgjithmonë në një grip normal
Siç raportohet nga gazeta “Il Giornale” në botimin e saj në internet, përfaqësuesit italianë thonë se virusi përhapet më shpejt dhe më gjerësisht në temperatura të ulëta dhe se dëshmi e kësaj ishte gama shumë specifike e klimës në kohën kur shpërtheu epidemia në Kinë, Europe dhe SHBA.
Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos kanë zhvilluar kështu një model parashikimi për zhvillimin e ardhshëm të pandemisë
Sipas studimit situata pandemike fillimisht do të përmirësohet në Europë dhe më vonë në SHBA e gjithashtu ne disa zona të hemisferës jugore, përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, të cilat së shpejti mund të paraqesin kushte të favorshme për mospërhapjen e virusit në muajt nga qershori deri në shtator.
Por studimi tërheq vëmendjen se me kthimin e stinës së ftohtë në latituden tonë, kësaj here gripi Covid mund të rikthehet dhe se rruga për të fituar luftën kundër Coronavirus është ende shumë e gjatë …