Në SHBA ka mjaft zëra kundër presidentit Donald Trump dhe një nga këto është edhe futbollistja dhe kapitenia e ekipit kombëtar, Megan Rapinoe. Vitin e kaluar nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë pasi fitoi Botërorin, ndërsa në dhjetor 2019 ajo mori edhe “Topin e Artë” në kategorinë e femrave.
Por tashmë, në moshën 34-vjecare, sulmuesja ka ambicie të tjera dhe të përfshihet në jetën politike. Ndaj ajo i ka propozuar publikisht kandidatit demokrat për president, Joe Biden, që të bëhej zv.Presidentja e ardhshme e SHBA.
“Nuk do të dëshiroja t’ju vija në vështirësi, por nëse ke nevojë për një zv.presidente, unë do të isha i gatshëm për një takim pune. Mendoj se mund të ndahem mes këtij roli dhe atij të futbollistes. Mund të flasim për të gjitha detajet, shënoje në axhendë”, – ishte postimi i saj në rrjetet sociale.
Bashkëshortja e Biden ka komentuar se do t’i pëlqente të shihte futbollistë në atë rol. Ndërsa vetë kandidati akoma nuk është shprehur për këtë hap të futbollistes. Në fund të këtij viti janë zgjedhjet për presidentin e SHBA, ku Biden do të konkurrojë fort me Trump.