Cfarë ndodh atëherë kur mund të flini dhe zgjoheni me dhimbje dhe të përgjumur dhe për disa orë të ardhshme do të ndodheni të rraskapitur? Çfarë po ngjet? Shumë shpesh, del që problemi është aty që nuk ju mban të zgjuar, por gjumi juaj sabotohet në shumë mënyra të tjera, kështu që orët të cilat i kaloni në shtrat nuk ju freskojnë fare, ashtu siç do të duhej t’u kthjellonin. Ja ku janë shtatë shenjat që ju shfaqin probleme në gjumë dhe që ju vjedhin pushimin tuaj.
1. Flini shumë pak dhe zgjoheni me shijen e gjumit në gojën tuaj
Cila është simptoma e “Gojës së Mëngjesit”, që mund të jetë shenjë e sëmundjes gastroesofageale (GERD). Zbulimet e fundit tregojnë se më shumë se 25% e njerëzve, që raportojnë mungesë të gjumit pa një shkak të diagnostikuar, kanë rikthim të thartirës gjatë gjumit. Pasi ata nuk kanë të simptoma të djegura, ata nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre.
Si ndërpritet gjumi: Thartira e zgjon trupin nga gjumi. Rezultati i këtij “refleksi të qetë” të zgjon dhe nuk mund të tregosh se pse nuk keni mundur të flini.
Çfarë të bëni: Mos konsumoni dy orë para se të flini dhe shmangni ushqimet në menynë e darkës, siç janë alkooli, çokollata, ushqimet pikante dhe domatet. Disa mjekë rekomandojnë çamçakëz para se të shkoni në gjumë, i cili e neutralizon thartirën në stomak.
Po ashtu, mos merrni pilula, aspirinë në veçanti, ngase problemet për gjumin sa vijnë e shtohen.
2. Rrotulloheni apo zgjoheni shpesh dhe shkoni në banjë
“Nocturia” është emri zyrtar i simptomës për ata që zgjohen në mes të natës për ta përdorur banjën. Fondacioni Kombëtar i Gjumit ka zbuluar se rreth 65% e të rriturve e prishin gjumin e tyre si nevojë për të urinuar. Normalisht, trupi ynë kalon nëpër një proces natyral, që të mund të qëndrojmë gjashtë deri tetë orë pa u zgjuar dhe pa nevojën për të urinuar. Por, me plakjen tonë, e kemi më të vështirë t’i mbajmë lëngjet për një periudhë më të zgjatur kohore.
Pse ndërpritet gjumi: Për disa njerëz, problemi shfaqet atëherë kur duhet në mes të natës të zgjohen për të shkuar në banjë, e më pas e kanë të vështirë të flenë përsëri. Pasi t’u prishet gjumi nga nevoja për të shkuar në banjë, ata rrotullohen me orë të tëra në shtrat, por pa sukses, ngase nuk mund të flenë.
Çfarë të bëni: Filloni me hapa të thjeshtë. Mos konsumoni lëngje së paku tri orë para se të shkoni në shtrat. Kjo po ashtu përfshin ushqimet që përmbajnë lëngje, si supat apo frutat. Po ashtu, reduktojeni konsumin e kafesë dhe çajit. Mos konsumoni alkool. Gjëja e fundit që do bëni para se të shkoni në shtrat është shkuarja në banjë që ta zbrazni trupin tuaj. Edhe personat që vuajnë nga diabeti vuajnë nga urinimi i shpeshtë. Disa ilaçe të caktuara mund të kontribuojnë për shfaqjen e problemit.
3. Gjatë natës bëni zhurmë, thuajse po klikoni diku me nofulla
Kërcëllima me dhëmbë zyrtarisht njihet si “bruxism”, një aktivitet që ndërlidhet me muskujt. Kjo ndodh shpesh edhe pa vetëdijen tuaj. Shtrëngimi i nofullave është një tjetër formë e bruksismit.
Si ndërpritet gjumi: Bruksismi përfshin tensionimin e muskujve të nofullave. Dhe, në këtë mënyrë prishet gjumi, e më pas hasni në vështirësi për ta kthyer gjumin përsëri.
Çfarë të bëni: Vizitoni dentistin.
Ekspertët po ashtu sugjerojnë përdorimin e çamçakëzit gjatë gjithë ditës.
4. Silleni nëpër shtrat dhe zgjoheni të mbuluar me mbulesa
Mjekët edhe më tutje nuk mund ta kuptojnë se çfarë e shkakton këtë çrregullim të gjumit. Lodhja mundet t’ju parandalojë nga zhytja në gjumë të thellë dhe mund t’ju zgjojë herë pas here.
Çfarë të bëni: Vizitojeni mjekun për të diskutuar rreth simptomave tuaja dhe ta merrni një diagnozë apo ndoshta mund të hasni edhe në simptoma të tjera, si ajo PLMD. Diabeti, artriti, anemia, sëmundjet tiroide dhe ato të veshkës mund të kontribuojnë në sindromën e PLMD. Po ashtu duhet t’i tregoni mjekut rreth të gjitha ilaçeve që keni marrë deri më tani. Po ashtu, duhet të bëni edhe disa ndryshime rreth ushqimit dhe të jeni të sigurt nëse posedoni sasi të mjaftueshme të hekurit dhe vitaminave B në veçanti. Mishi i kuq, spinaqi dhe artikujt e tjerë me gjethe të gjelbër janë shumë të pasur me hekur.
5. Zgjoheni me gojë të tharë
Aroma e gojës dhe gërhitja mund ta pengojnë gjumin. Mund t’i vëreni jargët në jastëk dhe në këndet e gojës. Nëse keni partnerë, pyeteni atë për t’ju vëzhguar gjatë gjumit dhe gërhitjes.
Si ndërpritet gjumi: Kjo ndodh sepse gjatë gërhitjes nuk keni sasi të mjaftueshme të ajrit. Gërhitja mund të jetë një problem shumë serioz, ngase e pengon frymëmarrjen gjatë gjumit.
Çfarë të bëni: Trajnojeni veten tuaj të merrni frymë nëpërmjet hundës. Bëni disa eksperimente me pozitat e gjumit. Shumica e njerëzve gërhasin gjersa flenë në pozicionin e shpinës. Tentoni që sa më rrallë të flini në atë pozitë. Nëse e përdorni alkoolin mjaft shpesh, atëherë një gjë të tillë gjithsesi duhet ta ndaloni. Po ashtu, edhe tabletat që merren për gjumë janë shumë të dëmshme, prandaj mjekët nuk ju preferojnë t’i përdorni.
Humbja e peshës – Madje nëse humbni rreth 4,5 kilogramë – kjo mund ta eliminojë gërhitjen, vërtetojnë studimet. Nëse asnjëra prej këtyre zgjidhjeve nuk funksionojnë, këshillohuni me mjekun për të testuar rreth çrregullimeve në frymëmarrje, ngase kjo mund të jetë si rezultat i apnesë.
6. Zgjoheni të lodhur, me fyt të tharë apo me dhimbje në qafë
Pengesat në gjumë si apnea shihen si çrregullim me ndalje të frymës në mes të gjumit. Kjo ndodh kur fryma te një person i caktuar në mes të gjumit ndërpritet për dhjetë, apo më shumë sekonda. Mjekët theksojnë se ky është një problem mjaft i shpeshtë, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 20 milionë njerëz vuajnë nga ky çrregullim, ndërsa rreth 87% e tyre nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga një çrregullim i tillë. Nëse mendoni se vuani nga apnea vetëm se gërhitni gaboni, në fakt shumica e atyre personave që vuajnë nga apnea kurrë nuk gërhasin.
Si ndërpritet gjumi: Apnea rezulton me mbyllje të fytit dhe ndërprerje të depërtimit të ajrit, duke e ndërprerë depërtimin e oksigjenit. Pesha trupore është një faktor tek ata persona që vuajnë nga ky çrregullim.
Çfarë të bëni: Vizitojeni otorinolaringologun, i cili do ta ekzaminojë hundën, gojën, si dhe fytin, për të shikuar se çfarë e pengon frymëmarrjen tuaj dhe si të zgjidhet ky problem.
7. Flini gjithë natën, por përsëri jeni të lodhur
Përdorimi i kompjuterit në shtrat dhe i pajisjeve të tjera, pastaj shumë dritë në dhomë, mund ta dëmtojnë dhe çrregullojnë natyrën e trupit për gjumë.
Si ndërpritet gjumin: Me këtë rast sekretohet hormoni melatoninë, që trurit tuaj i dërgon mesazhe se duhet qëndruar zgjuar. Edhe një dritë shumë e vogël ndikon që ju të mbeteni të zgjuar.
Çfarë të bëni: Tentoni të keni një gjumë të rregullt. Ekspertët rekomandojnë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, apo nga ora 23:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit. Po ashtu, në dhomën tuaj të gjumit mos e lini asnjë dritë ndezur, asnjë kompjuter të kyçur, apo mos i karikoni celularët.