MENU
klinika

Tenis

Vaksina ndaj Covid-19, Nadal thumbon Djokovic

08.05.2020 - 19:32

Pak ditë më parë, tenisti Novak Djokovic deklaronte se edhe nëse del vaksina ndaj Covid-19, askush nuk mund ta detyrojë atë ta bëjë, edhe sikur federata botërore të vë si kusht. Rreth kësaj cështje ka reaguar tenisti spanjoll Rafael Nadal, që thumbon rivalin e tij serb.

“Novak nuk është askushi për të influencuar në një aspekt të tillë. Secili është i lirë për të bërë atë që dëshiron, por nëse dikush është pjesë e ATP Tour, atëherë do të duhet që të respektojë rregullat e lojës dhe t’i bindet vullnetit të drejtuesve të Federatës.

Nëse drejtuesit e Federatës ATP e bëjnë të domosdoshme kryerjen e vaksinës, për të patur mundësinë për të udhëtuar, atëherë është e kuptueshme për të gjithë arsyeja, pasi qëllimi është i qartë, për të ruajtur dhe për të mbrojtur jetën e secilit nga tenistët pjesëmarrës.

Djokovic duhet patjetër të vaksinohet, nëse mendon akoma për t’u matur dhe për të luajtur me më të mirët. Jam dakord me çfarëdo lloj zgjidhjeje që do të merret nga drejtuesit” – është shprehur tenisti spanjoll Rafael Nadal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Numri 1 në botë, 1 mln euro Serbisë

Djokovic, ndihmë konkrete për spitalet në Itali