MENU
klinika

Numri 1 në botë, 1 mln euro Serbisë

Djokovic, ndihmë konkrete për spitalet në Itali

16.04.2020 - 15:17

Një tjetër gjest bujar vjen nga një tenist. Nuk mund të mungonte numri një në botë Novak Djokovic, i cili ka bërë një donacion të madh për spitalet në veri të Italisë. Lidhja e tenistit serb me Italinë është shumë e fortë. Në fillim të karrierës së tij ai u transferua në Como, pasi gruaja e tij Jelena studionte në Bocconi.

Nole, si e thërrasin atë, e tregoi italishten e tij perfekte edhe në skenën e Festivalit të fundit në Sanremo. Pasi inkurajoi Italinë në profilin e tij në Instagram, numri 1 në botë i tenistit mori vendimin të ndihmojë në mënyrë konkrete vijën e parë të atyre që luftojnë ndaj Covid-19.

Drejtori i Përgjithshëm i Asst Bergamo Ovest, zbuloi se Djokovic ka bërë një donacion të madh për spitalet e Treviglio-Caravaggio dhe Romano di Lombardia, të cilët janë në vijat e para në javët e fundit në urgjencën e koronavirusit. Por bujaria e Noles erdhi edhe në spitalin San Raffele në Milano, një tjetër në ballë të luftës kundër koronavirusit.

Ditët e fundit, tenisti serbe dhe gruaja e tij, falë fondacionit të tyre, kishin dhuruar një milion euro për blerjen e respiratorëve dhe furnizimeve mjekësore në Serbi. “Asnjëherë nuk kemi pritur të shohim në llogarinë bankare të Asst Bergamo Ovest,” – tha drejtori i Asst Bergamo Ovest, Peter Assembergs – një donacion me një dërgues kaq prestigjioz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionia olimpike dhuron 72 mijë euro

Notarja shet sendet e saj, të ardhurat për spitalin

“Dal vetëm për ushqime”

Reja: Paga e dhuruar, minimumi që bëra