MENU
klinika

Kampionia olimpike dhuron 72 mijë euro

Notarja shet sendet e saj, të ardhurat për spitalin

15.04.2020 - 15:07

I është përkushtuar gjatë gjithë jetës sportit dhe benefitet e marra prej saj vendosi t’i dhurojë për bamirësi. Këtë ka zgjedhur të bëj medalistja e artë Olimpike, Federica Pellegrini që brenda dy orëve ka grumbulluar një fond prej 72 mijë eurosh, të cilat do të shkojnë në formë donacioni për spitalin e Bergamos në Itali.

Notarja italiane nxori në ankand 59 artikuj të saj, mes të cilave veshjet e përdorura prej saj në turne të rëndësishëm, syzet dhe atletet. Ndër produktet që u shiten për çmime që varionin nga 400 deri në 9900 euro, ishin uniforma kombëtare e Italisë e veshur nga Pellegrini në ceremoninë e ndarjes së medaljeve në 200 metra stil i lirë në Gëangu 2019. Komplet që u shit për shifrën e 5.100 eurove.

 

Syzet me të cilat fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Pekinit u shitën për 4550 euro. Kur e krahasojmë me çmimin origjinal të syzeve, që ishte ndoshta më pak se 10 dollarë, kjo shifër është me të vërtetë e jashtëzakonshme.

Ndërkohë për çmimin tavan prej 9900 eurosh u shitën 4 fotografi të nënshkruara prej saj, rreth 1 metër secila. Pellegrini cilësohet si një prej sportisteve më të mira të dekadës së fundit për shkak të rekordeve dhe medaljeve të panumërta në sportin e notit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dal vetëm për ushqime”

Reja: Paga e dhuruar, minimumi që bëra