Marrëdhënie të shkëlqyera apo të ngrira me fëmijët e partnerëve të tyre – Personat e showbizz-it jemi mësuar t’i shikojmë edhe në momente familjare, teksa postojnë nga e përditshmja e tyre foto me familjen. Por disa prej tyre shpesh kanë pasqyruar në media edhe foto me fëmijët e partnerëve. “Njerkat” e showbizz-it shqiptar duken larg nga ato që jemi mësuar të shikojmë në filmat. Më poshtë po ju rendisim disa nga emrat e njohura të showbizz-it që kanë edhe “postin” e njerkës në të përditshmen e tyre.
Rudina Dembacaj ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e partnerit, Mark Frrokut e këtë e vërtetojnë postimet e shumta që bën me ta. Sidomos me vajzën e Markut, Ertën, Rudina ka një raport të veçantë si shoqe të ngushta. Moderatorja ka postuar një video ku shfaqet me Ertën të përqafuara teksa realizojnë një set fotografik dhe këndojnë. “Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ia dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ia kam arritur mrekullisht”,-është shprehur Rudina.
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është bërë nënë e një vogëlushi të quajtur Zaho, ka një vajzë të quajtur Rea nga martesa e saj e parë, si dhe nga daljet publike të tyre, shohim një marrëdhënie të shkëlqyer me djalin e Ramës, Gregun. Madje për këtë marrëdhënie ka folur edhe ish-bashkëshortja e Ramës, Matilda Makoçi. Në një intervistë aktorja u shpreh se Linda ishte një zonjë shumë e mirë që shumë shpesh e ndihmonte Gregun. Duket se familja kryeministrore gëzon ditë të lumtura, kjo edhe fal raportit që Linda ka me fëmijët.
Bieta sulo. Moderatorja simpatike është bërë nënë e një djali që e ka quajtur Kroi Art duke bërë me vëlla, vajzën e Alban Dudushit nga martesa e parë, Joelle. Vajza jeton me çiftin dhe duken shumë të lumtur në fotot që publikojnë. Vetë Joelle duket shumë e afërt me Bietën, që shpesh herë në rrjetet sociale.
Armina Mevlani. Blogerja ka prej vitesh një lidhje me Shkëlzen Berishën. Në daljet e saj publike, Armina ka folur edhe për marrëdhëniet që ka me fëmijët që Shkëlzeni ka nga martesa me Sadie Berishën. Gjithçka duket se shkon mirë edhe mes tyre, ndonëse ende nuk kemi parë një shkrepje ku Armina është së bashku me fëmijët e të fejuarit të saj. Kujtojmë se pak kohë më parë, Shkëlzeni postoi një foto me fëmijët, e cila u komentua me shumë zemra nga Armina. Ndërkaq e pyetur nga fansat pak kohë më parë sesi shkon marrëdhënia e saj me fëmijët e të fejuarit, blogerja u shpreh se shkon shumë mirë, duke qenë se tashmë fëmijët e tij janë adoleshent.
Zaimina qëkur është bërë nënë i është përkushtuar totalisht Khloe. Por duket se gjithnjë këngëtarja gjen kohë edhe për vajzat e bashkëshortit të saj. Nga rrjetet sociale kemi parë se Zai është shumë pranë dy vajzave adoleshente. Madje ajo i ka organizuar edhe një festë surprizë njërës prej dy vajzave të Klodit.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo është shprehur se ka një marrëdhënie shumë korrekte me vajzën e bashkëshortit maqedonas. Madje në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto të vajzës së bashkëshortit të saj, duke e quajtur motra e Jonit.
Pak janë atë që e dinë se Ermal Hoxha ka dhe një djalë nga martesa e tij e mëparshme. Rezarta dhe Ermali janë prindër të Herës, por gjithnjë Rezarta e ka mirëpritur vëllain e Herës, duke treguar kështu për një marrëdhënie të mirë edhe me djalin nga martesa e parë që bashkëshorti i saj ka.
Edhe pse e re në moshë, Eni Koçi nuk e ka aspak problem djalin që partneri i saj ka nga martesa e mëparshme. Ajo dhe Genc Prevlukaj po bëjnë gati dasmën e tyre, të pashqetësuar nga thashethemet që vijnë dita-ditës. Edhe pse ajo nuk ka folur kurrë në media për marrëdhënien që ka me djalin e Gencit, duket se gjithçka shkon mirë edhe në këtë marrëdhënie.
Bashkëshorti i Juliana Pashës ka një fëmijë nga martesa e tij e mëparshme. Aktualisht çifti nuk ka një fëmijë së bashku, ndaj duket se gjithë impenjimi i tyre është mirëqenia e vajzës së Altinit.
Gazetarja e njohur është bërë mama e dy fëmijëve me bashkëshortin e saj, Eduart Selami. Melody është motra e vetme e 4 vëllezërve, njërit biologjik, dhe tre të tjerë nga martesa e parë e babit të saj.
Pas martesës Blero dhe Afrona ende nuk kanë plane për të zgjeruar familjen e tyre. Duket se çifti aktualisht ata janë të angazhuar me Tarën, vajzën që Blero ka me aktoren, Teuta Krasniqit. Vogëlushja duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Afronën, madje kjo e fundit ka treguar se takohet shpesh edhe me Teutën.