MENU
klinika

Bëni kujdes!

Disa sëmundje të rrezikshme po rikthehen!

03.10.2018 - 19:03

Një periudhë kohe u mendua se revolucioni në mjekësi, në industri dhe në jetën shoqërore kishte çrrenjosur përgjithmonë disa sëmundje që kanë korrur në kuptimin e vërtetë të fjalës miliona njerëz në mbarë botën.

Por kjo duket si një ëndërr pasi makthi po kthehet përsëri. Lexoni për disa nga sëmundjet që mendonit se i kishit fshirë nga mendja juaj.

Tuberkulozi

Lufta kundër tij sa vjen po bëhet shumë më e vështirë, gati duket si mision i pamundur, sepse antibiotikët e përdorur për të trajtuar Tuberkulozin nuk veprojnë ndaj disa shtameve të reja të tij dhe që kanë rezultuar shumë rezistente ndaj skemave aktuale të mjekimit.

Studiuesit po punojnë për të gjetur mjekime të reja për t’i shëruar njerëzit nga kjo sëmundje.

Sifilizi dhe Klamidia

Antibiotikët nuk i luftojnë ashtu siç duhet këto sëmundje seksualisht të transmetueshme. Sifilizi ka qenë deklaruar si i zhdukur në SHBA, por të dhënat zyrtare tregojnë se ai është rikthyer në nivelin më të lartë në këto 20 vjetët e fundit.

Po kështu edhe Klamidia është një nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme që ka zënë vendin e parë nga sëmundshmëria.

Rreziku më i madh thonë ekspertët qëndron tek fakti se po bëhet edhe më e vështirë për t’i trajtuar. Për të ulur rrezikun për të dyja, përdorni kondomë.

Fruthi

Ka pasur tetë shpërthime të kësaj sëmundjeje në SHBA në vitin 2013. Njerëzit të cilët nuk janë të vaksinuar kundër tij kanë shanset më të larta për ta marrë atë.

Ju e dalloni fruthin nga shenjat treguese si: pika të kuqe që fillojnë në fytyrë dhe përhapen poshtë trupit tuaj.

Fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 20 vjeç kanë më shumë gjasa të kenë probleme serioze shëndetësore për shkak të tij, si pneumonia ose prekje e trurit.

Në ato raste, mund të jetë kërcënuese për jetën. Edhe në vendin tonë patëm një mini epidemi fruthi në dimrin e kaluar.

Rubeola

Shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar kundër kësaj, por shpërthimet shfaqen akoma këtu dhe atje. Për shembull, një shpërthim i vitit 2009 në verilindje prek më shumë se 3,000 njerëz.

Këto priren të ndodhin kur një grup i njerëzve jetojnë së bashku, si një fjetore kolegji. Mund të shkaktojë ethe, dhimbje koke dhe lodhje.

Simptoma kryesore është dhimbja dhe ënjtja në nofullën dhe faqen tuaj para veshëve. Në raste të rralla, ajo gjithashtu mund të çojë në ënjtje në tru, vezore dhe testikuj.

Kolla e mirë

E quajtur edhe pertusis, kjo ju jep kollitje të rënda. Kur përpiqeni të merrni frymë ju bëni një zhurmë karakteristike. Më shumë se 48,000 njerëz në SHBA e kishin atë në vitin 2012, më shumë që nga viti 1955.

Mund të zgjasë 10 javë ose më shumë dhe përhapet lehtë nga një person në tjetrin. Është serioze në çdo moshë, por kërcënuese për jetën e foshnjave, të cilat shpesh kanë nevojë për trajtim në spital.

Mënyra më e mirë për ta parandaluar është që të merrni vaksinën.

Leproza

Tani e quajtur sëmundja e Hansenit, kjo sëmundje shkaktohet nga bakteret që sulmojnë nervat tuaja. Dhe kjo nuk është vetëm një sëmundje e së kaluarës së largët.

Çdo vit, rreth 250,000 njerëz në botë e marrin atë. Kjo mund të çojë në çështje serioze, si të mos jesh në gjendje të ndjesh apo të lëvizësh duart dhe këmbët.

Është e lehtë për t’u përhapur, por e vështirë për t’u trajtuar, sapo të dish se çfarë është.

Poliomieliti:

Sëmundja e vetme që ne kemi eliminuar plotësisht është poliomielit, por ende ekziston në disa vende jashtë SHBA-së.

Në vende ku jo gjithkush merr vaksinën, mund të përhapet para se mjekët të kenë një mundësi për ta mbajtur atë.

Për shkak se poliomieliti ndikon në trurin tuaj, mund të jetë kërcënuese për jetën ose të shkaktojë probleme afatgjata, si për shembull të mos jeni në gjendje të lëvizni pjesë të trupit tuaj.

Rakiti

Shkaktuar nga mungesa e vitaminës D, kjo çon në kocka të buta te fëmijët. Defiçiti i vitaminës D është thelluar në vitet e fundit nga dy shkaqe: vetëm ushqyerja me gji pa e pasuruar me suplement vitamine D dhe frika e ekspozimit në dritën e diellit për shkak të kancerit të lëkurës.

Kjo mund të jetë një problem, sepse drita e diellit ndihmon trupin tuaj të bëjë vitaminë D.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN