MENU
klinika

Uniteti 100 vjet më parë...

Kur SHBA-Rusi u bashkuan kundër pandemisë

10.05.2020 - 09:55

        Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik, me zhdukjen e lisë së dhenve, 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se, metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot, për të luftuar koronavirusin.

Vetëm në shekullin XX, mbi 300 milionë vetë kanë vdekur nga lija, deri kur u zhduk në vitin 1975, në përpjekje të kryesuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Historianët pohojnë, se suksesi i dedikohet unitetit dhe bashkëpunimit global, ku edhe SHBA dhe Rusia bashkëpunuan megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë.

Rosamund Lewis, kreu i Sekretariatit të OBSH për Lijën, tha për Zërin e Amerikës se mund të gjenden plot paralele në metodat e asaj periudhe dhe luftës sot me COVID-19.

“Kjo u arrit me masa themelore të shëndetit publik, bazuar tek epidemiologjia, identifikimi i rasteve, indetifikimi i kontakteve, karantina, izolimi dhe trajtimi,” tha zonja Lewis. “Këto janë metodat dhe mënyrat bazë që sollën zhdukjen e sëmundjes. Për linë u gjet vaksina dhe për COVID-19 ende nuk kemi vaksinë. Prandaj puna kërkimore-shkencore është shumë e rendësishme”.

Mostrat e virusit të lisë së dhenve mbahen nën masa të rrepta kontrolli në dy qendra të OBSH-së, njëra në SHBA, tjetra në Rusi. Zonja Lewis thotë se ekzistenca e këtyre mostrave vazhdon të mbajë gjallë debatin nëse ato duhen ruajtur për qëllime kërkimore, ose nëse duhen shkatërruar për të shmangur rrezikun që virusi aksidentalisht të shpëtojë dhe të fillojë të infektojë popullatën.

Vende të ndryshme kanë rezerva vaksine me frikën se lija e dhenve mund të rishfaqet, ndërkohë që për sëmundjen ekzistojnë kura të miratuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Makth... çlirim!

“Bota nën Covid-19”

Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!

Gjermania rrit rrezikun ndaj Covid-19

“Pandemia mund të zgjasë dy vjet”

Gates: Duhen fabrika prodhimi masiv

“Nuk ka normalitet para vaksinimit”


“Luna Park”, me Adriana Matoshi dhe Nik Xhelilaj

Drama shqiptare, në Festivalin e Filmit në Selanik

“Ç’janë këto veshje, këto bizhuteri, këto këngë?!”

Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për festivalin e 11-të

Mundësi për të aplikuar në Guinness

Për Darkën e Lamës përgatitet flija 2-metërshe