MENU
klinika

Nga The Guardian

Britanisë i duhet një strategji e re, lider i ri dhe një mrekulli!

10.05.2020 - 14:43

Nga Simon Tisdall

Britania është e vetmuar tani.

Ngjan me skenën e një aksidenti, ku kalimtarët e tronditur shikojnë me keqardhje dhe tmerr në sytë e tyre. Të alarmuar nga ato që shohin, qeveritë në të gjithë botën praktikojnë formën e tyre të distancimit shoqëror.

Edhe një herë, Britania është e sëmura e Evropës.

Keq-administrimi i pandemisë koronavirus nuk është arsyeja e vetme për këtë izolim. Sëmundja është katastrofa e tretë kombëtare në  shumë vite. E para ishte vendimi për të ikur nga Evropa. E dyta ishte ardhja e Donald Trump dhe “Amerika e Para”.

Sidoqoftë, shumë mendojnë se performanca e qeverisë Johnson është një nga më të këqijat në botë, e dyta ndoshta pas SHBA-së. Simpatia për gjendjen e vështirë të Britanisë nuk ka parashikuar përhapjen e kritikave ndërkombëtare.

Italia mendohej se ishte e vetmja e papërgatitur. Disa në Mbretërinë e Bashkuar sigurisht që e panë situatën kështu. Ata menduan se ishin imunë.

Britania “nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme asaj që po ndodhte këtu”, komentoi Beppe Severgnini në Corriere della Sera, duke iu referuar periudhës dy – tre-javore, kur Italia ishte përpara kurbës së koronës. Mbretëria e Bashkuar “humbi avantazhin që fati dhe Italia i dha asaj, kur ishte e qartë se virusi po përhapej”.

Pamja e Britanisë si “fëmija me probleme” në Evropë i paraprin pandemisë, por është forcuar shumë nga ajo.

Ky perceptim për Britaninë, ose të paktën për qeverinë e Britanisë, si një partner jo plotësisht serioz, i aftë ose i besueshëm nuk kufizohet në Evropë.

Duke pasur parasysh se Brexit është prezentuar si projekt për “Britaninë globale” duke krijuar një rrjet marrëdhëniesh të reja tregtare dinamike, një dëm i tillë reputacioni është potencialisht shkatërrimtar. OBT parashikon që tregtia mund të bjerë deri në 34%.

Qeveria e Boris Johnson, gjithnjë e më e dëshpëruar për investime, është pre e lehtë e Kinës.

Ajo që është e vërtetë për Kinën, është e vërtetë edhe në lidhje me Amerikën e Trump. Bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë, të filluar javën e kaluar, premtojnë të ekspozojnë realitetin e ashpër të ndikimi të pakët të Britanisë përballë një superfuqie të pamëshirshme.

Britania për shumë kohë e ka menduar SHBA-në si miken dhe aleaten e saj jetësore. Tani ajo lidhje po prishet.

Ajo që Johnson dhe Dominic Raab, sekretari i jashtëm, nuk guxojnë ta pranojnë, është se Amerika e Trump është bërë e pasigurt, problematike dhe në disa aspekte, një entitet armiqësor.

Rrallë në kohën moderne, vendi i Britanisë në botë ka qenë kaq i pasigurt. Rrallëherë “reputacioni” I saj është dhunuar dhe respektuar. Rrallëherë njerëzit dhe ekonomia e saj janë përballur me sfida të tilla.

Ndoshta hera e fundit që ishte kështu, ishte kur u përball me një pushtim vdekjeprurës të një lloji tjetër, 80 vjet më parë.

Ndërsa kujton fitoren në Evropë në 1945, Britanisë i duhet një mrekulli tjetër, një strategji e re, dhe një udhëheqës shumë më i mirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët: Do humbasë shumë peshë dhe forcë…

Boris Johnson kalon natën e dytë në kujdes intensiv në spital