MENU
klinika

Revolta e hebrenjve

Zbulohet në Jeruzalem monedha e rrallë e shekullit II

11.05.2020 - 17:52

        Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një monedhë të rrallë prej bronzi, në Jeruzalem, që daton nga revolta e shekullit II të hebrenjve të provincës romake të Judeas kundër Perandorisë Romake.

Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA) njoftoi, se monedha ishte zbuluar pas gërmimeve në një park në rrëzë të malit të Tempullit, Harem al-Sharif.

Vendi i shenjtë i Jeruzalemit është nderuar nga hebrenjtë sepse ruan rrënojat e tempullit të tyre biblik dhe nga myslimanët, sepse besojnë se profeti i tyre, Muhamed, u ngjit në parajsë nga ai mal.

Atje romakët ndërtuan një tempull të perëndisë Jupiter, pasi shkatërruan tempullin hebre, në vitin 70 pas Krishtit dhe para se myslimanët, të ndërtonin xhaminë al-Aksa dhe Dome.

Revolta hebraike, e udhëhequr nga rabini, Simon Bar Kokhba, shpërtheu rreth gjashtë dekada pas shkatërrimit të tempullit biblik hebre dhe zgjati deri në pesë vjet.