MENU
klinika

"Mund të bjerë edhe në zona të banuara"

Mbetjet e raketës godasin Tokën

12.05.2020 - 16:10

Mbetjet e raketës kineze, Long March -5B, që peshonte rreth 18 tonelata dhe që u hodh në hapësirë më 5 maj bashkë me një prototip pa pilotë, ranë në Tokë pa “shqetësuar askënd”.

Raketa kishte mbaruar misionin, dhe filloi uljen në atmosferë, por vendi i impaktit nuk ishte aspak i qartë. Kështu, pjesët e raketës goditën në fund një zonë të Oqeanit Atlantik pranë brigjeve afrikane, pa shkaktuar dëme.

Sipas astronomëve, bëhej fjalë për objektin më të madh që binte i pakontrolluar në Tokë pas vitit 1991.

“Në një objekt kaq të madh, disa pjesë si motorët mund t’i mbijetojnë atmosferës dhe të godasin Tokën. Shpejtësia e tyre është relativisht e ulët, por mund të bjerë edhe në zona të banuara”, tha për CNN Jonathan McDoëell, astronom i Qendrës të Astrofizikës në Harvard

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”