MENU
klinika

Parashikimi i Uashingtonit

“Me zbutjen e kufizimeve 147 mijë amerikanë të vdekur nga COVID deri në gusht”

13.05.2020 - 15:05

Në SHBA, një model i rishikuar matematik për vdekshmërinë nga koronavirusi parashikon se deri në fillim të gushtit do të humbin jetën mëse 147,000 amerikanë, ose rreth 10,000 më shumë se një vlerësim i mëparshëm, kjo për shkak të zbutjes së kufizimeve për frenimin e pandemisë.

Parashikimi është bërë nga Instituti i Shëndetit pranë Universitetit të shtetit Uashington. Ai konfirmon paralajmërimet e zyrtarëve të shëndetit publik, sipas të cilëve heqja e parakohshme e bllokimeve në qytete mund të çojë në shpërthime të reja të virusit.

Studiuesit e Institutit thanë se pasojat e sakta të hapave që po ndërmerren për rihapjen e bizneseve dhe zbutjen e urdhrave të qëndrimit në shtëpi është vështirë të vlerësohen me saktësi. Modeli i rishikuar i Institutit, që citohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet e tjera të shëndetit publik, thotë se vlerësimi i ri përfaqëson një mesatare mes skenarit më të mirë prej 102,780 vdekjesh dhe atij më të keq prej 223,490 vdekjesh deri më 4 gusht.

Deri tani, numri zyrtar i vdekjeve e ka kaluar shifrën 82 mijë. /VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohej për 16 persona të prekur

Covid-19, skuderia e Formula 1 merr lajmin e mirë

"Rekomandimet e ekspertëve do të përcaktojnë hapat..."

“Kurba e koronavirusit po fillon të sheshohet”, reagon Trump

Parashikimet e epidemiologut të njohur

“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”