Pak kohë më parë, Pakkush dyshonte se rivaliteti dhe antagonizmi midis Kinës dhe perëndimit do të inkuadrohej nga një pandemi globale, dhe nga sfidat, dhe mundësitë, që u ka ofruar vendeve të botës, dhe veçanërisht Kinës.
Në Kinë u shfaq koronavirusi së pari; dhe aty jeta po kthehet në normalitet, megjithëse ngadalë. Prodhimi po rritet, me hapjen e fabrikave dhe filluan të kthehen në nivele të ngjashme me gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Megjithatë, të dhënat e lëshuara nga autoritetet doganore javën e kaluar tregojnë se megjithëse pati një rënie të madhe të importeve, eksportet u rritën, kryesisht për shkak të dërgesave masive të produkteve të kujdesit shëndetësor.
Kjo është një kthesë. Trajtimi katastrofik i shpërthimit të koronavirusit në Wuhan bëri që rastet të përhapeshin në një shkallë globale. Shumë jashtë Kinës pyesnin nëse dështimet e autoriteteve në provincën Hubei dhe më gjerë do të çonin në ndryshime të mëdha politike në vend.
Përkundrazi, Li Keqiang, kryeministri, thotë “virusi është armiku i zakonshëm i njerëzimit” dhe duke thënë se populli kinez është “i gatshëm të bashkohet me njerëzit me të gjithë botën” në përpjekje për të mposhtur sëmundjen.
Nuk është për t’u habitur, Kina është më pak e prirur të flasë për atë që gaboi sesa për atë që po bën siç duhet: maskat, veshjet kirurgjikale dhe ventilatorët janë shpërndarë në të gjithë botën. Ajo dëshiron të luajë rolin e shpëtimtarit, sesa të “të keqit”.
Shkalla e lartë e infeksionit në shumë vende të zhvilluara dhe demokratike ka ndihmuar Kinën. Solidariteti në Evropë “nuk ekziston”, tha Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, në një deklaratë p%r kufizimet e importit të vendosura nga Bashkimi Evropian. “I vetmi vend që mund të na ndihmojë është Kina,” tha ai.
Megjithë përpjekjet për të fituar zemra dhe mendje, për të gjithë investimin dhe përqëndrimin në pjesë të tjera të botës, ndjenja globale anti-Kinë është në pikën e saj më të lartë që nga viti 1989 dhe protesta e Sheshit Tiananmen, sipas burimeve.
Mbledhja e informacionit të besueshëm nga Kina ka qenë gjithmonë e vështirë dhe është bërë edhe më shumë me dëbimin e gazetarëve me shumë përvojë javët e fundit.
Tensionet ideologjike, politike dhe të sigurisë midis SHBA dhe Kinës kanë një histori të gjatë. Por, siç thekson studiuesi i shquar Evan Feigenbaum, në të kaluarën koordinimi ka qenë i mundur, jo më pak ekonomikisht, për shkak të interesave të mbivendosura.
Tani problemi është se bashkëpunimi duket gjithnjë e më i vështirë ose i papranueshëm, dhe kjo mund të ketë pasoja shumë serioze për çështjet globale.
Peter Frankopan është profesor i historisë globale në Universitetin e Oksfordit
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al