MENU
klinika

"Është bërë gjëja e duhur"

Gjobë dhe heqje patente për Bashën, Rama: Unë nuk kam gjobitur askënd

14.05.2020 - 20:48

Kryeministri Edi Rama ka komentuar procedimin administrativ ndaj kryedemokratit Lulzim Basha nga policia e Durrësit pas takimit që pati në një ambient të mbyllur.

Rama tha se ai nuk ka gjobitur askënd dhe se nëse është gjobitur është bëra gjëja e duhur në zbatim të aktit normativ. Ai shprehu keqardhje për pronarin e lokalit dhe personat e tjerë të pranishëm në këtë takim që janë gjobitur dhe kanë humbur lejen e drejtimit të automjetit.

“Ashtu sikundër ndodhi në Durrës ku kreu i PD në mënyrë plateale shkel të gjitha rregullat organizon një takim për punën e tij që nuk mundet ta bëjë siç nuk mund ta bëj dhe unë nëpër lokale, me njerëz të tjerë, pa asnjë distancë, pa asnjë rregull. Qeveria përcakton në ligje dhe në vendime masa të caktuara por qeveria nuk vë gjoba dhe unë nuk kam gjobitur askënd por nëse janë gjobitur është bërë gjëja e duhur në zbatim tek akti normativ. Tek të gjithë pa përjashtim në të gjitha rastet kur shkeljet konstatohen. Hapja e shoqëruar me domosdoshmërinë që secili nga ne të ketë përgjegjësinë qytetare.

Jam i keqardhur për pronarin e lokalit në Durrës. Më vjen shumë keq për gjithë ata persona të tjerë që u morën aty për figurantë që jo vetëm do humbasin lejen e drejtimit por do paguajnë dhe gjobë. Kërkesat, thirrjet dhe shantazhet, lërë pastaj dhe fyerjet e përdorura nga përfaqësuesit politikë që nuk janë pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ nuk pinë ujë”, deklaroi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin