MENU
klinika

Paketa anti-shpifje

Rama ‘kërcënon’ opozitën: Do e paguani sa frëngu pulën

03.10.2018 - 20:30

Kryeministri Edi Rama ka treguar pak më shumë për idenë e një pakete antishpifje të hedhur dje nga ai vetë në një postim në Twitter.

Po në këtë platformë, pas zërave nga opozita që e krahasonin këtë paketë me nenin e famshëm të komunizmit për agjitacionin dhe propagandën, Rama thotë se nuk do jetë një ligj në Kodin Penal.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të paguajnë as edhe një supë burgu për shpifësat, por do jenë ata që do paguajnë. Me sa duket paketa do të ketë gjoba të majme për ata që shpifin.

Paketa AntiShpifje në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat?Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën?, shkruan Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”