MENU
klinika

Edhe ai në karantinë!

Shkencëtarët paralajmërojnë se Dielli ka ulur aktivitetin

15.05.2020 - 16:32

Burimi ynë parësor i dritës, Dielli, duket se ka ndjekur shembullin tonë dhe ‘ka hyrë në karantinë’, duke ulur aktivitetin e tij. Kjo fazë njihet si një ‘minimum solar’.

Aktiviteti në sipërfaqen e Diellit ka rënë në mënyrë drastike dhe fusha e tij magnetike është dobësuar, duke lejuar në mjedis më shumë rreze kozmike që shkaktojë stuhi vetëtimash dhe ndërhyjnë me astronautët dhe pajisjet hapësinore.

Kjo gjë mund të sjellë gjithashtu shpërthime të vogëla në sipërfaqen e yllit dhe mbi të gjitha këto, shkencëtarët frikësohen se kjo mund të ulë temperaturën në Tokë në nivele drastike.

Teksa anëtarët e RAS, shoqërisë mbretërore astronomike, na nxisin të mos krijojmë panic, duke na kujtuar se është thjesht një fazë e natyrës, disa njerëz kanë qënë shumë më pesimistë dhe ia vënë fajin për këtë aktivitetit njerëzor.
Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”