MENU
klinika

Vlorë/ U qëllua me 30 plumba

Atentati i dytë brenda vitit, detaje nga plagosja e Xhaferrajt

16.05.2020 - 13:21

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ditës së djeshme në Selenicë të Vlorës ku u plagos pranë shtëpisë 50-vjeçari Jetnor Xhaferraj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Xhaferri kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit, ndërsa atentatorët kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të tij.

Burime bëjnë me dije se ndaj Xhaferrit është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë. Për Xhaferrin ky është atentati i dytë që i bëhet brenda një viti.

Ndërkohë policia ka gjetur të shkrumbuar një makinë Toyoto në Karbunar, konkretisht në fshatin Poçem rruga e vjetër, automjet i cili dyshohet të jetë i autorëve. Gjithsesi është e vështirë për ta identifikuar pasi ka qenë e djegur plotësisht.

Sakaq burime bëjnë me dije se brenda në automjet janë gjetur dy armë automatike, me të cilat mendohet të jetë qëlluar Xhaferraj.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier