Një lajm tjetër i mirë vjen nga aktorja e njohur Olta Gixhari. Pasi konfirmoi shtatzëninë, aktorja është duke përgatitur dasmën me partnerin e saj. Mendohet që Olta Gixhari do të martohet këtë vit dhe ceremonia do të jetë shumë private, ku do të jetë e organizuar në Spanjë. Nuk i dihet nëse situata e krijuar nga pandemia globale do t’ua shtyjë planet për më vonë apo ata do të vijojnë me planin për t’u martuar këtë vit.
Olta po jeton pranë njeriut të zemrës që prej fillimit të karantinës dhe asnjëherë nuk ka preferuar të ndajë me publikun detaje për të. Ajo çka dihet për të është që është djalë shqiptar por që punon në Spanjë. Mirëpo, duke qenë se lajmi i pritjes së ëmbël mori dhenë, Olta e bëri zemrën gur dhe ndau foton e parë me babain e ardhshëm të fëmijës së saj. Si dy zogj të dashuruar, Olta dhe mashkulli misterioz kishin pozuar të përqafuar teksa qëndronin të shtrirë buzë detit.
“Mami dhe babi”,- shkruan aktorja krahas pozës së ëmbël të çiftit ku kanë vërshuar komentet e urimit.
Gjithashtu thuhet se Olta Gixhari do të vendoset përfundimisht në Spanjë dhe nuk i dihet nëse do të vazhdojë të merret me aktrim. Më herët Olta ka treguar tek “Kurthi i Piter Pan” se dëshiron të ketë një vajzë dhe një djalë, pra dy fëmijë.