MENU
klinika

Bojkot kundër artistëve që firmosën

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, reagon Rozana Radi

17.05.2020 - 10:24

Orët e para të mëngjesit, godina e Teatrit Kombëtar është shembur. Pavarësisht protestave dhe qendrimeve kundër të një pjese të artistëve dhe qytetarëve, Bashkia ka vendosur për shembjen natën të kësaj godine.

Rozana Radi ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale. Duke shprehur hapur qendrimin kundër prishjes së Teatrit, pamjet e siguruara Rozana i ka cilësuar ‘të pabesueshme’. Ajo ka kritikuar ashpër edhe ata artistë, që kanë firmosur ‘pro’ shembjes së godinës.

“E pabesueshme! Lamtumirë historisë së Piro Manit, Kujtim Spahivoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e nuk do ta njohim më qytetin tonë.

U dogj një Katedrale dhe e restauroi gjithë bota, ndërsa ju çfarë bëtë? I vratë për herë të dytë ata që nuk janë më e që ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Nuk e di si ndihen sot ata/ato që firmosën për të parë me sytë e tyre këtë që po shikon gjithë Shqipëria sot.

Unë ju kisha dënuar me asnjë duartorkitje kur të tentoni të ngjiteni në skenë. Ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju nuk e meritoni dashurinë e spektatorit!”, ka shkruar Rozana Radi.