MENU
klinika

"Ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar"

Mustafa: Kurti po reciton, LDK e bëri kryeministër

17.05.2020 - 13:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po i quan recitime deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili e quajti LDK’në “klub të stërvjetruar”. Në një përgjigje për Express, Mustafa i është përgjigjur Kurtit i cili tha se LDK është parti e korruptuar. Mustafa po thotë se ishte pikërisht partia e tij ajo që e bëri Kurtin kryeministër

Albin Kurti po e quan Isa Mustafën të korruptuar. Partisë së tij po i referohet si klub i stërvjetruar i cili po dëshiron të kthehet në qeveri.

Deklaratat e Kurtit po i duken recitime kreut të LDK’së, i cili po ia përmend Kryeministrit shkeljen e Kushtetutës dy herë brenda një muaji dhe punësimet partiake nëpër borde.

Sipas Mustafës, Kurti u bë kryeministër pikërisht se pati përkrahjen e LDK’së.

“Nuk jam duke i përcjellur recitimet e Albin Kurtit. Por, vlerësoj se do të ishte më mirë që ai, si kryeministër në detyrë, këto ditët e fundit, të merret me disa punë të qeverisë dhe jo me LDK-në.Kurti s’do të bëhej kryeminister pa përkrahjen e LDK-së. Prandaj, në qoftë se ka pranuar që të korruptuarit, sipas tij ta bëjnë kryeministër, kjo dëshmon se edhe ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar”, ka thënë Mustafa në një përgjigje për Gazetën Express.

Mustafa thotë se LDK është unike, por nuk përjashton mundësinë se brenda partisë së tij ka individë që nuk janë në linjën e njëjtë me të.

“Këtu nuk është problemi te LDK, sepse neve jemi një, të vjetër dhe të rinj, me përjashtim të ndonjë individi, por te logjika e Vetëvendosjes”, është shprehur Mustafa.

I pari i LDK’së thotë se Kurti nuk ka të drejtë të merret me LDK’në, pasi e ka shkelur Kushtetutën dy herë brenda një muaji. Mustafa ka përmendur edhe punësimet e anëtarëe të VV’së në kompani publike e borde.

“Ata që shkelin Kushtetutën 2 herë brenda një muaji, që i mbushin bordet e kompanive publike me militantë të tyre partiakë, s’kanë të drejtë të merren me LDK-në. Nga LDK do duhej të mësonin se si qeveriset mirë dhe pa korrupsion”, ka deklaruar kreu i LDK’së.

Një natë më parë, në emisionin DPT te Fidani, Albin Kurti tha se LDK udhëhiqet nga një “klub i stërvjetëruar

“Është një lloj i koalicionit i atyre që i kanë humbur zgjedhjet dhe po përpiqen ta zënë trenin e fundit i cili besoj se iu ka ikur ky është një klub i stërvjetruar i cili po dëshiron të kthehet në qeveri. LDK ka kandiduar me Vjosa Osmanin për kryeministër, ndërkohë jo që nuk ia dha asaj por as të dytit pas saj. Bëhet fjalë për konjuktura tavolinash, e jo për mënyrë demokratike si do duhej të kishte në Repoblikën tonë”, tha Kurti.

VV e LDK lidhën koalicion pas zgjedhjeve të fundit, pas bisedimeve disa mujore, ndërsa qeverisën më pak se dy muaj.

Përplasjet nisën kur Kryeministri Kurti refuzoi të hiqte taksën dhe të mos vendoste reciprocitet ndaj Serbisë ashtu siç kërkonin amerikanët. Ndërsa, kur Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e Ministrit erdhi edhe fundi i Qeverisë, duke nisur kështu LDK mocionin e mosbesimit.

Tash, LDK po synon të themelojë një Qeveri të re me AAK’në e NISMA’n por procesi është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të nxjerrë një vendim nëse dekreti i Presidentit për Hotin është në kundërshtim apo jo me Kushtetutën.

Asnjë prej udhëheqësve të VV’së s’kanë pohuar se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Albulena Haxhiu një ditë më parë ka thënë se s’mund të thonë se e respektojnë apo jo vendimin pa e parë përmbajtjen./GazetaExpres/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat