Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët se gjatë ditës së sotme pritet të ketë probleme në furnizimin me ujë në të gjithë zonën e shërbimit.
Të dy stacionet e pompimit janë aktualisht jashtë funksionit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Shkak për probleme të mundshme të furnizimit me ujë është bërë ndërprerja e energjisë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) për shkak të punimeve që ky i fundit ka planifikuar të kryejë në linjën e tensionit 110 kilovolt nga ora 08.00 deri në 16.00.
Gjatë kësaj periudhe kohore, UKD ka menduar që të kryejë riparime në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë, meqenëse OST ndërpret energjinë elektrike. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.