MENU
klinika

'Po vazhduam kështu e mbyll biznesin"

Në Korçë mungojnë klientët në bar kafe

18.05.2020 - 12:31

Bar kafet janë hapur, por klientët janë të pakët në Korçë. Ndryshe nga parashikimi se qytetaret do iu drejtoheshin kafeve te munguara nuk ka ndodhur kështu. Sot ne te gjitha baret e qytetit vihet re një numër i ulët klientësh.

Një fakt te tillë e pohon dhe pronari i një prej bareve në qytetin e Korçës i cili shprehet se klientët janë të pakët, ndërsa shpresojnë se situata do ti rikthehet shume shpejt normalitetit.

“Në radhë të parë jemi të lumtur që rinisëm punën, por njerëzit e kanë akoma frikën e të ndenjurës brenda. Me kalimin e ditëve shpresoj që diçka të ndryshojë. Sot ka qenë qetësi dhe nuk e pritshim pasi njerëzit kanë ndenjur për një kohë të gjatë brenda. Punojmë me maska dhe doreza. Humbje ka patur, se është edhe qiraja. Po paguajmë me këste, me kalimin e kohës do i paguajmë të gjitha. Shpresojmë të ringrihet puna dhe të vijojmë normalisht. Nëse vazhdojmë kështu i bie që do të dorëzohemi,”-shprehet pronari i një bari në Korçë.

Igli Mujo kamerier në një nga baret e qytetit pohon se më tepër klientët preferojnë te marrin kafet në dorë dhe të largohen. Në kontakt me klientët ai tregon se mban distancën, ndërsa ende ndihet i rrezikuar. Mujo është një nga të punësuar i cili pas aplikimit shpreson se do të përfitojë dhe pagën e luftës.

“Normalitet nuk është, se njerëzit janë më të ndrojtur, mbajnë distancë nga njëri-tjetri, me personalin, nuk është më parë. Ka ulje në numrin e klientëve. Më shumë vinë e marrin kafet në dorë dhe ikin. Kjo doli dhe në modë gjatë këtyre muajve. Ne punojmë me maska, doreza, dezinfektues,”-shprehet Igli Mujo, kamerier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në hyrje të afishuara masat anti COVID

Në Vlorë hapen baret, por mungojnë klientët!