MENU
klinika

Autori theu xhamin, përdori benzinë

Digjet qëllimisht gjatë natës një automjet në Elbasan

19.05.2020 - 07:59

Rreth orës 01.00 të së martës në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit një automjet tip Audi është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale Automjeti me tagë AA 774 TE rezulton në pronësi të shtetasit të identifikuar si Marsel Karanxha.

Mësohet se ky automjet ishte i parkuar pranë banesës ku jeton Karanxha. Dyshimet paraprake janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes. Nga flakët automjeti është djegur pjesërisht pasi ndërhyrje e shërbimit zjarrfikës ishte e menjëhershme.Pak ditë më parë në këtë lagje po pasmesnate u dogj makina e një punonjësi policie.

Ndërkohë nga detaje të reja nga vendngjarja bëhet me dije se një person i paidentifikuar ka thyer xhamin e përparmë të Marsel Karanxhës dhe më pas përdori edhe benzinë për të djegur automjetin.

Deri tani autori mbetet i paidentifikuar por është zbuluar se si ai dogji automjetin dhe Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.