Ekspertët izraelitë kanë krijuar një maskë për mbrojtje kundër koronavirusit me telekomandë të hapjes, e cila mundëson marrjen e ushqimit pa hequr maskën nga goja.
Kjo shpikje mund të bëjë që vizitat në restorante të bëhen më pak të rrezikshme.
Duke shtypur levën në pjesën e përparme të maskës, e cila është e ngjashme me frenat e një biçiklete, bëhet hapja për kalimin e ushqimit.
“Maska do të hapet mekanikisht me dorë ose automatikisht kur ta afrojmë pirunin pranë saj”, thotë Asaf Gitelis, nënkryetar i kompanisë “Avtipus”.
Kur hiqni pirunin ose lugën nga goja, maskë do të mbyllet përsëri dhe kështu do të vazhdojë të mbrojë përdoruesin nga infeksioni i mundshëm. Kompania planifikon të fillojë prodhimin në disa muaj.