MENU
klinika

Në ditët e fundit të shtatzënisë

Jonida Vokshi publikon foton e ëmbël dhe tregon barkun e rrumbullakosur

20.05.2020 - 07:49

Jonida Vokshi pritet të bëhet nënë së shpejti. Dhe ndërsa është në ditët e fundit të shtatzënisë, aktorja ndau me ndjekësit e saj nje foto të ëmbël nga ballkoni.

Ajo vuri në pah barkun e rrumbullakosur teksa vuri dorën sipër tij. Jonida dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi do bëhen prindër për herë të parë.

Aktorja ka zbuluar se gjinia e foshnjes është vajzë ndërsa plasi një tullumbace në një emicione ku dolën shirita rozë. Dhe ndërsa numëron ditët për tu bërë nënë, ajo dhe aktori nisën një reality show ndërsa qëndronin të mbyllur në karantinë.

“Gjith’ fiton Jonida” titullohet programi që ata realizuan gjatë kësaj periudhe karantine.

Të sapomartuarit kanë vendosur ta trajtojnë martesën si një “reality show” të hapur për publikun. Të mbyllur në shtëpi, Jonida dhe Besniku do të pranojnë sfida javore nga publiku. Ata gjatë javës do t’i ushtrojnë sfidat e caktuara dhe më pas do i përmbledhin në një video që bëhet publike për ndjekësit e tyre.