MENU
klinika

Falas, vizitorët e parë!

Vjena rihap muzetë

20.05.2020 - 10:49

         Janë katër muze në Vjenë, që do t‘u mundësojnë vizitorëve hyrjen falas, gjatë dy ditëve të para të hapjes. Pas mbylljes për disa javë, muzetë e parë në Vjenë, hapën përsëri dyert më 15 maj. Muzetë e tjerë, do të hapen gjatë ditëve në vijim, njoftojnë mediet e huaja.

Ashtu sikur biznese të shumta në Austri, edhe shumë muze në Vjenë po provojnë mënyra të ndryshme për të joshur vizitorët dhe adhuruesit e kulturës dhe artit. Të katër muzetë vjenezë, do t‘u mundësojnë vizitorëve hyrjen falas për dy ditët e para.

Muzetë “Mozarthaus”, “Jüdisches Museum“, “Kunst Haus” dhe “Haus der Musik”, më 31 maj do t’ i rihapin sërish dyert për vizitorët. Në këtë ditë, të dielën dhe të hënën, pra më 1 qershor, të interesuarit mund të vizitojnë falas muzetë dhe ekspozitat e preferuara.

Ndërkohë, muzeu “Leopold”, që do të hapet më 27 maj, mundëson hyrjen falas për 100 vizitorët e parë, kurse më 28 maj, blerësit e parë të biletave në internet, do të përfitojnë zbritjen prej 50 për qind të çmimit të plotë të biletës.

Në të njëjtën kohë, prej 1 majit, tashmë është hapur edhe kështjella e bukur, në Laxenburg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874

Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!