MENU
klinika

Kërcënohet Adi Krasta

“Herën tjetër kam për të të thyer kockat!”

20.05.2020 - 10:53

Gazetari i njohur, Adi Krasta ka marrë një kërcënim të frikshëm në rrjetet sociale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori gjatë emisionit të tij “Ashow”, në Syri TV, ku edhe lexoi mesazhin.

Shqiptari, i cili e ofendonte dhe e kërcënonte me jetë se do t’i thyente kockat, quhet Enkeland Qato, dhe Krasta nuk ngurroi t’i publikojë edhe foton. Ai jeton në SHBA.

Krasta iu drejtua me një kërkesë edhe ambasadorës së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me këtë kërcënim.

“Ti thotë dikush ambasadores Yuri Kim, që sipas rregullave protokollare të shkojnë dhe t’i tërheqin veshin dhe ti tregojnë se ç’është mënyra e mirë e të sjellurit. Të më nisë një ndjesë ta publikojë në emisionin e rradhës. Ta shoh se si e ka formulimin se, militantët shpeshherë kanë një formulim…,”– tha Krasta në studio.